21 Shtator 2015, Dita Botërore e Alzheimerit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Alzheimer

Dita Botërore e Alzheimer, në 21 Shtatorin e çdo viti, është një ditë në të cilën organizatat të cilat merren me këtë çështje në mbarë botën, i përqëndrojnë përpjekjet e tyre në shtimin e ndërgjegjësimit lidhur me sëmundjen e Alzheimer si dhe të demencave të tjera. Në botë ka  47.5 milion njerëz me demencë dhe 7.7 milionë raste të reja çdo vit. Demenca është një naga arsyet kryesore të paaftësisë dhe nevojës për kujdes tek të moshuarit. Alzheimer është forma më e përhapur ndër demencat, duke u shoqëruar me simptoma të tilla si humbja e kujtesës, si dhe aftësive të tjera intelektuale, në mënyrë aq të dukshme sa që kjo ndërhyn në jetën e përditshme të individit. Të sëmurët me Alzheimer përbëjnë 60-80% të rasteve me demencë. Bottom of Form

Çdo 68 sekonda në botë, një njeri sëmuret ose zhvillon simptoma të Alzheimeri.

Sëmundja e Alzheimerit është quajtur shpesh sëmundje e familjes, për shkak të stresit kronik që shkakton ndjekja e një personi të dashur i cili prëkeqësohet vazhdimisht.

Alzheimer nuk është pjesë normale e moshimit, kjo megjithë rrezikun e shtuar me kalimin e moshës dhe nga fakti që shumica e personave me Alzheimer janë 65 vjeç e lart. Por Alzheimer nuk është një sëmundje e moshës së madhe. Mbi 5% e personave me këtë sëmundjes kanë një fillim të hershëm të Alzheimer (gjithashtu i njohur si fillimi i hershëm) i cili zakonisht shfaqet në të 40-at ose të 50-tat.

Alzheimer përkeqësohet me kalimin e kohës. Kjo është një sëmundje progresive, ku simptomat e e demencës gradualsiht përkeqësohen me kalimin e viteve. Në stadet e saj të para, humbja e kujtesës është e butë, por në stadet e mëvonshme të sëmundjes, individi e humb aftsëinë pr të qëndruar në një bisedë apo të reagojë ndaj mjedisit. Personat e diagnostikuar me Alzheimer jetojnë mesatarisht tetë vjet pasi simptomat bëhen të dukshme për të tjerët, por jetëgjatësia pas diagnostikimit me këtë sëmundje shkon nga 4 në 20 vjet, gjë që varet edhe nga kushtet e tjera shëndetësore.

Akoma nuk ekzsiton një kurë për sëmundjen e Alzheimer por vetëm trajtime për simptomat. Kërkimet për këtë vazhdojnë. Megjithëse trajtimet aktuale nuk e shërojnë Alzheimerin, apo nuk e ndalojnë dot progresin e keësaj sëmundje, ato mund të ngadalësojnë përkohësisht përkeqësimin e simptomave të demencës dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës për personat me Alzheimer dhe familjarët e tyre. Ditët e sotme po bëhen përpjekje në të gjithë botën në mënyrë që të gjendjet një trajtim i përshtatshëm për sëmundjen, për të shtyrë shfaqjen e saj dhe për të parandaluar zhvillimin e saj.

Start Date - End Date

Sep 21, 2015 - Sep 21, 2015

Start Time - End Time

1:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This