10 Shtator 2015, Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Të parandalojmë vetëvrasjen; të arrijmë tek ata që janë rrezik për vetëvrasje

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 800,000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e vetëvrasjes dhe ka shumë më tepër tentativa. Vetëvrasja është një fenomen global, e përhapur në të gjithë botën. Afërsisht 3000 persona sipas OBSH vdesin çdo ditë si pasojë e vetëvrasjes. Për çdo person që kryen një vetëvrasje, 20 apo më shumë tentojnë një gjë të tillë.

Kështu, disa millionë njerëz preken apo përjetojnë eksperienca të lidhura me të çdo vit. Vetëvrasja përbën ndër arsyet kryesore të vdekjes në moshën 15-29 vjeç. Gjithësesi vlerësohet që shifrat të jenë shumë më të larta për shkak të stigmës së lidhur me vetëvrasjen, mungesën e besimit në procedurat për rregjisrimin e vdekjes si dhe sanksionet ligjore dhe fetare ndaj vetëvrasjes në disa vende.

 

Pavarësisht se është e vështirë të përcaktohet shifra e saktë, vetëvrasja mbetet një humbje tragjike e jetës. Vështirë të imagjinohet dhimbja e madhe psikologjike që mund të çojë një person të mendojë që vetëvrasja është veprimi më i përshtatshëm. Të shpëtosh  një person në këtë gjendje, mund të bëjë diferencën.

 

Vetëvrasja është një shkak i parandalueshëm i vdekjes së parakohshme, e ndikuar nga faktorë rreziku psikosocialë, kulturorë dhe mjedisorë. Parandalimi mund të realizohet vetëm duke adresuar faktorët e rrezikut të sipërpërmendur. Ka të dhëna, se një parandalim efektiv mund të reduktojë shifrat e vetëvrasjes.

 

Slogan i përzgjedhur për vitin 2015 është  “Të parandalojmë vetëvrasjen; të arrijmë tek ata që janë rrezik për vetëvrasje. Dita botërore e parandalimit të vetëvrasjes, që prej vitit 2003 është vendosur në 10 Shtator të çdo viti. Në këtë ditë synohet të:

 

  • Rritet ndërgjegjësimi se vetëvrasja mund të parandalohet
  • Shpërndahet informacion lidhur me ndërgjegjësimin për parandalimin e vetëvrasjes
  • Uljen e stigaës lidhur me vetëvrasjen

 

Organizmat ndërkombëtarë bashkëpunojnë me qeveritë dhe aktorët lokalë për të mundësuar reduktimin e stigmës ndaj vetëvrasjes. Nga ky bashkëpunim synohet gjithashtu të ndërtohet një lidership dhe veprim politik për të zhvilluar një përgjigje kombëtare lidhur me parandalimin e vetëvrasjes dhe ndërtimin e kapaciteteve për implementimin e masave parandaluese.Tema e këtij viti, i nkurajon të gjithë të marrin në konsideratë rolin që mund ketë në parandalimin e vetëvrasjes.

Veprimi i të treguarit kujdes dhe shqetësim ndaj dikujt që mund të jetë vulnerabël ndaj vetëvrasjes, mund të sjellë një ndryshim të madh. Të pyeturit e tyre nëse janë mirë, të dëgjuarit e asaj çfarë kanë për të thënë si dhe të bërët e qartë që ju kujdeseni për ta, mund të kenë të gjitha një ndikim të konsiderueshëm. Izolimi mund të shtojë rrezikun e vetëvrasjes e nga ana tjetër patja e lidhjeve të forta sociale është faktor mbrojtës.

 

Të arrijmë tek ata që janë prekur nga vetëvrasja

Vetëvrasja është shkatërruese për familjet, shokët dhe komunitetin që prekt. Ata mund të përjetojnë një rang të gjerë emocionesh përfshirë dhimbjen, zemërimin, fajin, mosbesimin vetëfajësimin etj. Shpesh atyre u duket sikur nuk i ndajnë dot këto ndjenja me të tjerët. kështu, të qëndruarit pranë një personi që ka humbur një të afërm për shkak të vetëvrasjes është po ashtu shumë e rëndësishme.

Si rezultat i stigmës që shoqëron vetëvrasjen, ata që janë të prekur nga vetëvrasja, përceptohen ndryshe nga ata që humbin një të afërm nga një tjetër shkak. Ata që kanë humbur të afërm si pasojë e vetëvrasjes, shpesh ndjejnë se të tjerët mund të mos e kuptojnë intensitetin e përgjigjes emocionale si pasojë e kësaj vdekje.

Përsëri, vlen të theksohet se një dëgjim jogjykues mund të bëjë ndoshta diferencën. Ti japësh një personi që ka humbur një person të dashur si pasojë e vetëvrasjes mundësinë për të folur për ndjenjat e veta, për këtë humbje, mund të jetë një ndihmë e madhe për të. Ti mundësosh atyre të shprehin ndjenjat mund të jetë lehtësuese por edhe i ndihmon ata të hedhin një hap nga dhimbja.

 

Të ndihmojmë njerëzit të jenë në kontakt me shërbimet

Megjithëse mbështetja e miqve dhe të afërmve mund të jetë domethënëse për ata persona që janë në rrezik për vetëvrasje si dhe ata që kanë humbur një të afërm në këtë mënyrë mund të jetë efektive, jo gjithmonë është e mjaftueshme. Në shumicën e rasteve, nevojitet një ndihmë e specializuar. Kjo ndihmë mund të marrë forma të ndryshme. Në vendin tonë, kjo ndihmë lidhet me qendrat e shëndetit mendor, spitale (Klinika e Toksikologjiisë dhe Adiktologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, klinika private të specializuara në këtë drejtim, ose organizata që punojnë në këtë drejtim.

Të arrijmë të parandalojmë…

Ka shumë organizata në botë të cilat janë të përqëndruara në përpjekjet për të parandaluar vetëvrasjen. Mund të shkëmbehen eksperiencat në mënyrë që të ofrohet një ndërhyrje efektive. Mendohet se mund të jetë shumë e sukseshme marrja e modeleve më të mira në këtë fushë pasi mendohet se kjo gjë ndoshta mundëson reduktimin e numrit të presonave që vdesin si pasojë e vetëvrasjes si dhe të personave tek të cilët këto vdekje kanë efekt shkaktërrues.

 

 

Start Date - End Date

Sep 10, 2015 - Sep 10, 2015

Start Time - End Time

1:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This