Departamenti i Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive


 
 
 
 

 

epidemiologjia

DEPARTAMENTI I EPIDEMIOLOGJISE DHE KONTROLLIT TE SEMUNDJEVE INFEKTIVE

Departamenti i Epidemiologjise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive eshte qendra kombetare koordinuese e operativitetit per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve infektive dhe zbatimin e Rregullores Nderkombetare te Shendetit. Eshte njeheresh qendra kombetare e references, ekspertizes ne kete fushe. Organizon dhe zbaton kerkime dhe projekte kombetare dhe nderkombetare ne fushen e diagnozes dhe kontrollit te semundjeve infektive.

Departamenti i Epidemiologjise dhe i Kontrollit te Semundjeve Infektive e ushtron aktivitetin e vet ne drejtimet e mesiperme ne baze te planeve perkatese afat-shkurtera dhe afat-mesme te perpiluara prej tij dhe miratuara nga Drejtoria dhe Keshilli Shkencor i ISHP-se, konform zbatimit te ligjeve/akteve nenligjore/urdheresave perkatese te Ministrise se Shendetesise ne fushen e kontrollit dhe parandalimit te semundjeve infektive, perfshire ate te shendetit te nenes dhe femijes.

Departamenti i Epidemiologjise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive e ushtron aktivitetin e vet ne bashkepunim te ngushte me Departamentet e tjera shkencore te ISHP-se dhe me Sherbimet Epidemiologjike (perfshire Laboratoret Mikrobiologjike te Shendetit Publik) te Rretheve.

 

Drejtimet kryesore te aktivitetit te Departamentit te Epidemiologjise dhe te Kontrollit te Semundjeve Infektive jane: 

(i) Koordinimi i Sistemit te Integruar te Survejances te Semundjeve Infektive (SISSI) ne Shqiperi:
– Sistemi Madhor i Survejances te Bazuar-ne-Semundjes;
– Sistemi i Survejances ALERT (te Bazuar-ne-Sindroma);
– Sistemet e tjera perberese, te Bazuar-ne-Rast dhe me Konfirmim Laboratorik, te shenjuar per nozologji infeksioze specifike: Poliomieliti/Paralizat Flakside Akute, Fruthi dhe Rubeola, Sindromi i Rubeoles Kongjenitale, Gripi, Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme, Hepatitet Virale, Infeksionet invazive nga Haemophilus influenzae b, Meningitet, Rotaviruset, etj.
(ii) Zbulimi i hershem dhe koordinimi i pergjigjes se shpejte ndaj shperthimeve epidemike.
Monitorimi i hasje se shperthimeve epidemike.
(iii) Studimet epidemiologjike ne fushen e semundjeve infektive per percaktimin e trendit te tyre sipas triades klasike person-vend-kohe dhe identifikimin e faktoreve risk te hasjes se tyre.
(iv) Menaxhimi i programit te vaksinimit duke perfshire ketu te gjitha aspektet e tij, si monitorimi i niveleve te mbuleses vaksinore ne kohe e hapesire, futja e vaksinave te reja, adaptimi i kalendarit te vaksinimit, menaxhimi i zinxhirit te ftohte, survejanca e reaksioneve pasvaksinore, pergatitja e strategjise kombetare te vaksinimit, koordinimi i regjistrit elektronik te vaksinimit, etj.
(v) Menaxhimi i programit te luftes kunder HIV/AIDS dhe IST-ve duke perfshire ketu te gjitha aspektet, si ndjekja dhe identifikimi i rasteve, survejanca e integruar e HIV/AIDS, koordinimi i survejances sindromike dhe laboratorike per IST-te, pergatitja e strategjive kombetare, koordinimi i programeve specifike perfshire edhe ato te edukimit per HIV/AIDS, etj.
(vi) Menaxhimi i programit te kontrollit te vektoreve duke kryer identifikimin dhe shperndarjen e vektoreve kryesore ne vend, identifikimin e faktoreve te riskut, studime epidemiologjike dhe ekologjike per vektoret, koordinimin e udhezimeve dhe trajnimin per kuften kunder vektoreve.
Studime mbi habitatet/biotopet/biocenozat e vektoreve (insekte, minj) te semundjeve infektive me transmetim vektorial; studime mbi insekticido- dhe raticidorezistencen dhe masat e kontrollit te tyre.
(vii) Studime sero-epidemiologjike mbi profilet e mbrojtjes specifike pasvaksinore te popullates ndaj semundjeve infektive te parandalueshme-me-vaksinim dhe mbi profilet imunologjike te popullates ndaj semundjeve te tjera infektive.
(viii) Realizimi i diagnozes laboratorike per semundjet infektive me rrezikshmeri te larte, ato qe transmetohen nga vektoret dhe zoonozat.
(ix) Pergatitja dhe koordinimi i strategjive dhe programeve per kontrollin dhe parandalimin e zoonozave te kontrollit dhe parandalimit veterinar (bruceloza, antraksi, leptospirozat, listerioza, etj) ne bashkepunim te ngushte me sherbimin veterinar (Institutin e Kerkimeve Veterinare).
(x) Perpilimi i sistemeve te reja semundje-specifike perberese te SISSI, dhe koordinimi per zbatimin e tyre ne praktike.
(xi) Perpilimi i udhezimeve dhe koordinimi ne fushen e diagnozes mikrobiologjike te semundjeve infektive.
(xii) Studime ne fushen e diagnozes mikrobiologjike te semundjeve infektive
(xiii) Rritja e games dhe cilesise se diagnozes mikrobiologjike ne drejtim te konfirmimit laboratorik te rastit nepermjet aplikimit te teknikave te biologjise molekulare, etj.
(xiv) Ruajtja dhe pasurimi i bankes se linjave qelizore qe sherbejne per diagnozen virologjike.
(xv) Sigurimi i biosigurise ne laboratoret e ISHP-se dhe koordinimi i punes ne kete drejtim per te gjithe vendin.
(xvi) Qendra koordinuese kombetare per aplikimin ne vend te Rregullores Nderkombetare te Shendetit: pergatitja e strategjive perkatese dhe koordinimi ndermjet aktoreve brenda ISHP-se si dhe ndermjet ISHP-se me sektoret e tjere brenda dhe jashta sferes se shendetesise per zbulimin e hershem dhe pergjigjen ndaj eventualisht ndodhive shendetesore jo te zakonshme te shendetit publik ne Shqiperi.
(xvii) Qendra e zhvillimit rajonal per koordinimin e survejances dhe kontrollit te semundjeve infektive per vendet e Europes Juglindore (Shqiperi, Mal i Zi, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Rumani, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovine, Moldavi, Kosove), e cila synon te rrise bashkepunimin per zbulimin e hershem dhe pergjigjen e shpejte ndaj eventualisht ndodhive shendetesore jo te zakonshme te shendetit publik per vendet nderkufitare.
(xviii) Planizimi/organizimi/drejtimi teknik i seminareve, workshopeve, mbledhjeve teknike me punonjesit e shendetit publik te rretheve.
(xix) Pergatitja e udhezueseve/manualeve teknike per punonjesit e shendetit publik te rretheve.