Në kuadër të Javës së Tretë të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore,  Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi në ambjentete e Hotel Rogner, Tiranë  një tryezë me ekspertë të fushes së sigurisë rrugore e më gjerë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i  çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, me një fokus të veçantë në sigurimin e jetës së fëmijëve nga aksidentet rrugore.

Takimi u përshëndet nga përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, perkatesisht, Znj Milva Ikonomi, z/ministre e Shëndetësisë, Z Ylli Manjani z/ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Znj Nora Malaj z/ministre e Arsimit dhe Sporteve, Z Ilir Mustafaraj, z/ministër i Brendshëm.

Eshtë për tu theksuar inkurajimi i takimeve të kësaj natyre nga përfaqesuesit e Qeverisë së Shqipërisë, dhe angazhimi për një mbështetje më të gjërë për rritjen dhe forcimin e sigurisë rrugore,ne vaçanësi atë që lidhet me ruajtjen e jetës së fëmijëve.

Sipas programit pati disa prezantime:

-Dekada e veprimit për Sugurinë Rrugore, nga

Z Dinesh Sethi, Drejtues i Programit të Parandalimit të Dhunes dhe Dëmtimeve fizike

– Siguria Rrugore në Shqiperi.

Z Mitat Tola Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore.

-Promocioni i Shëndetit dhe Siguria Rrugore.

Znj Genta Qirjako, Boris Miska, Instituti i Shëndetit Publik.

-Infrastrukura rrugore dhe impakti në sigurinë e fëmijeve.

Z Nikolin Berxhiku, Specialist, Drejtoria e Qarkullimit dhe e Sigurisë Rrugore..

-Përmirësimi i kurrikulave shkollore për edukimin e fëmijeve në lidhje me sigurinë rrugore.

Z Astrit Dautaj, Instituti per zhvillimin e arsimit.

-Çështja e sigurisë rrugore në këndvështrimin e shoqërise civile.

Z Fatmir Hasho, Instituti për kërkime dhe analiza për sigurinë rrugore.

Gjatë prezantimeve dhe diskutimeve në seancën përmbyllëse, pjesëmarrësit bënë një pasqyrim të hollësishëm të situatës aktuale në vend që lidhet me sigurinë rrugore, sollën evidenca në lidhje me aksidentet rrugore, problematika dhe sfida, si dhe ofruan sugjerime për ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, sinjalistikave rrugore, dhënies së ndihmës së shpejtë, parandalimin e aksidenteve nga abuzuesit e drogave dhe substanave te tjera, promovimit të kurrikulave shkollore për të formuar sjellje te shëndetëshme tek femijet si përdorues të rrugës etj.

U vlerësuan nisma të tilla dhe sugjeruan vijuashmërinë e takimeve të tjera në nivel jo vetëm ekspertësh por edhe politikbërësish për të arritur standartet rrugore në nivel eurorpian dhe për të siguaruar jetën e qytetarëve.

Aktiviteti ia arriti të prezantojë 10 strategjitë globale për sigurinë rrugore për fëmijët, dhe evidentoi disa hapa konkrete në kontekstin shqiptar për realizimin e kësaj ambicieje të rëndësishme.

Paneli u bashkëdrejtua përkatësisht nga

Z Dinesh Sethi, Drejtues i Programit të Parandalimit të Dhunës dhe Dëmtimeve fizike, dhe Znj Gentiana Qirjako, Shefe e Departamentit të Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit.

Tiranë 15 Maj 2015.

Fig1 Fig2 Fig3 Fig4 Fig5