Çfarë duhet bërë në valën e të nxehtit: Këshilla të Shëndetit Publik

Fig 1

Ndërsa rajoni Europian hynë në sezonin e nxehtë, publiku, mjekët profesionist dhe autoritetet e shëndetit publik duhet të parapërgatiten për valet e nxehta dhe fshikulluese. Çdo vit, nxehtësia dëmton shëndetin e shumë njerëzve, veçanarisht të moshuarve. Bëhet shkak për rraskapitjen, infarktet e zemres ose konfuzionet dhe mund të keqësoi kushtet ekzistuese për sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Valët e të nxehtit projektohen të rriten, për shkak të ndryshimit klimaterik, por ndikimet e tyre mbi shëndetin janë të parandalueshme.

Këshilla për pulikun e gjërë gjatë valëve të nxehta

Ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore vendore.

Mbani shtëpinë të freskët, kontrolloni temperaturat rregullisht. Ideale do të ishte të mbanit temperaturat poshtë 32°C gjatë ditës dhe 24 °C natën. Vendosni grila përgjatë dritareve me diell, hapni dritaret natën dhe herët në mëngjes, dhe varni peshqira të lagur për të freskuar ajrin e dhomës, që mund të ndihmoj të uli temperaturat e brëndshme.

Qëndroni larg nxehtësisë. Rrini tek dhoma më e freskët e shtëpisë, sidomos natën. Shmangni të dalin jashtë gjatë kohës më të nxehtë të ditës. Shmangni aktivitetin e lartë fizik, nëse keni mundësi. Qëndroni në hije. Mos lini fëmijët ose kafshët brënda makinave të parkuara.

Mbajeni trupin e freskët dhe të hidratuar. Bëni dushe ose banjo me ujë të freskët. Vishuni lehtë, rroba të gjëra me materiale natyrore. Vendosni kapele me borsë të gjërë ose me strehë dhe gjyslyke. Përdorni çarçaf dhe mbulesa të lehta, pa mbushje, që të evitoni akumulimin e nxehtësisë. Pini rregullisht, por evitoni alkolin dhe shumë kafeinë dhe sheqer. Hani porcione të vogla, dhe më shpesh. Evitoni ushqimet që janë të larta në proteina.

Ndihmoni të tjerët, kontrolloni familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët kalojnë shumicën e kohës vetëm. Të moshuarit ose njerëzit e sëmurë që jetojnë vetëm duhet të shikohen të paktën një herë në ditë. Nëse një person është duke marrë ilaçe, pyesni mjekun që e trajtonë sesi mundet ti ndikojë në rregullimin e temperaturës së brendshme dhe ekuilibrin e lëngjeve në trup.

Ruajini ilaçet poshtë 25 °C ose në frigorifer (lexoni instruksionet e ruajtjes dhe paketimit).

Kërkoni këshilla mjekësore nëse vuani nga ndonjë kushtëzim mjekësor kronik ose nëse jeni duke marrë mjekime të shumëllojëshme.

Nëse juve ose të tjerët nuk ndiheni mirë—marrjemëndsh, debul, me ankth, jeni shpesh  të etur ose keni një dhimbje koke—kërkoni ndihmë. Lëvizni në një vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur, dhe masni temperaturën e trupit tuaj. Pini ujë ose lëng frutash për tu rihidratuar. Pushoni menjëherë në një vend të freskët, nëse keni spazma të dhimbëshme muskulare; pini lëngje nga goja për rihidratim që përmbajnë elektrolite; dhe kërkoni ndihmë nëse ngërçet e nxehtësisë zgjasin më shumë se një orë. Konsultoni mjekun tuaj, nëse ndiheni simtoma të pazakonta ose nëse simtomat vazhdojnë.

Nëse dikush ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë deri në delirë, dridhje dhe/ose është i pavetëdishëm, thrrisni mjekun ose ambulancën menjëherë.

Ditet e Veres